Një punëtor në gjendje kome, u rrëzua gjatë ndërtimit të një çerdhe në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë me ç’rast ka mbetur një punëtor i lënduar rëndë.Ky aksident ka ndodhur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, gjatë zhvillimit të punimeve për ndërtimin e një çerdhje.

Sipas informacioneve të publikuar në rrjetet sociale nga faqja “Vrojtuesit e Lagjes”, bëhet e ditur e punëtori është në gjendje kome.Klan Kosova ka kontakuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë informacionet shtesë lidhur me rastin, dhe është në pritje të një përgjigje.