Një rast i dyshuar për Coronavirus shtrihet në Klinikën Infektive, analizat pas dy ore

Një person i dyshuar me Coronavirus është i shtrirë në Klinikën Infektive, ndërsa analizat lidhur me këtë rast do të dalin pas dy ore.

Kështu bëri të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas përurimit të laboratorit të mikrobiologjisë.

Vitia bëri të ditur se pas dy orësh do të dalin rezultatet lidhur me rastin.

Ndryshe, edhe rajoni ka marr masa për mbrojtjen nga Coronavirusi.

Shqipëria ka marr masa mbrojtëse, duke shtuar kontrollin në Aeroportin e Rinasit, ndërsa në Itali tashmë kanë humbur jetën pesë persona nga Coronavirusi dhe qindra tjerë janë infektuar.  /Telegrafi/