Një shqiptare në Parlamentin Europian

Aktivistë shqiptarë të cilët veprojnë në Suedi bëjnë të ditur se shqiptarja e cila jeton në Suedi, Arba Kokallari fitoi një vend në Parlamentin e Europian.

Ky është postimi i cili njofton suksesin e Arba Kokollarit:

“Para disa minutave u publikuan rezultatet pleliminare te zgjedhjeve ne Suedi per parlamentin europian. Arba Kokallari pas nje fushate fantastike pushtoi Suedine. Ajo tani ka siguruar nje vend ne parlamentin europian duke u bere deputetja e pare me rrenje shqiptare sipas rezultateve preliminare.Partia e Arbes ka fituar 17.6 % me te cilin rezultat ju garanton 4 deputet. Arba Kokallari u lind ne Tirane me 27 nentor 1986. Ajo ishte mjafte aktive ne partine moderate ku udheheqi me rinine dhe departamentin e kultures ne qytetin e Stokholmit.Urime Arba , gezuar shqiptare kudo ku nodheni.”