Një vajzë akuzon djalin 3 vjet më të ri se ajo për përdhunim

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi është denoncuar për përdhunim.

Blutë e kryqytetit kanë marrë denoncimin nga një 22-vjeçare, e cila thotë se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Kjo ka ndodhur në ambientet e një hoteli.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 19 vjeç, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, në ambientet e një hoteli, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 22-vjeçare.