Një vit nga vdekja e Kobe Bryant

Sot (e martë), një vit më herët ka ndërruar jetë legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, që vdiq pas shpërthimit të aeroplanit.


Ky lajm befasoi të gjithë nga i tërë globi e sidomos tifozët e Bryant, transmeton lajmi.net.

Nëse rikthehemi të përplasja e aeroplanit, pos Bryant ndërruan jetë edhe vajza e tij, Gianna si dhe shtatë të tjerë.

Për të nderuar trashëgiminë dhe ndikimin e madh që la pas, shumë persona bën gjëra të ndryshme për të rikujtuar Bryantin.

Qindra mure u ngjyrosën në nderin e yllit të Los Angeles Lakers së bashku me vajzën e tij.

Tani është bërë plotë një vit nga vdekja e tij dhe ende mbetet i paharruar.

Ndërkohë, kujtojmë se Bryant u pensionua nga basketbolli me 13 prill 2016, derisa në ndeshjen e fundit shënoi plotë 60 pikë./reporteri