Njëri nga dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht sot, ishte tifoz i “Arpagjikëve” të Prizrenit

Arianit Bytyqi, 26-vjeçar dhe Gentrit Gallopeni, 20 vjeç humbën jetën tragjikisht sot në orët e para të mëngjesit.


Të dy të rinjët vdiqën sot pas rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi tentuan të kalojnë nga një trase në tjetrën, ku hapësira ndërmjet traseve ishte afër 3 metra.

Të ndjerët ishin kondukterë në kompaninë e autobusëve “Sharr Travel”, ndërsa kishin zbritur nga autobusët të cilët ishin ndalur jashtëligjshëm në autostradë.