Njëri nga Tenistet më të mirë rezulton pozitiv me COVID-19

Tenisti më i mirë në botë, serbi Novak Djokovic ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Mediat serbe, shkruajnë se pozitive me COVID-19 ka dalë edhe bashkëshortja e tij, Jelena Djokovic, transmeton në shqip Reporteri.net.

Raportohet se teniseri serb tani për tani nuk ka asnjë shenjë simptomatike dhe pritët të izolohet për 14 ditë.

Po ashtu behet e ditur se fëmijët e tij kanë rezultuar negativ në testin për Coronavirus. /Reporteri.net/