Njëshi i IRDK-së pret të vazhdoj përfaqësimin e komuniteteve joshumicë drejt kuvendit

Elbert Krasniqi vjen nga rradhët e subjektit politik Partia Egjiptiane Irdk ne bazë në Pejë, e që një kohë të gjatë u angazhua në projektet e shoqërisë civile, në bashkëpunim me organizata joqeveritare, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, së fundmi ishte edhe koordinator i Agjensionit për Demokraci Lokale(ALDA), në Pejë, si degë e shtetit italian në Kosovë.

Elberti, angazhimin e tij politik e nisi në IRDK, fillimisht si antarë e më pas, duke pasqyruar politikat në interes të komuniteteve joshumicë, si asamblist, më pas nënkryetar i Asamblesë Komunale në Pejë, për t’u zgjedhur si kryetar i subjektit politik në fjalë, e që në mandatin e kaluar përfaqësoi zërin e këtyre komuniteteve si deputet në Kuvendin e Kosovës, duke ngritur shumë çështje në interes publik.

Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit bartë numërin një, në krye të partisë së Iniciativës Demokratike të Kosovës./PejanëFokus&Lajme365