Njësia Speciale e Policisë bastis dy kompani në Prishtinë

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një bastisje në selitë e dy kompanive private në lagjen ‘Pejton’ në Prishtinë.

Siç mëson Gazeta Insajderi, dy kompanitë që janë subjekt i bastisjes dyshohet se merren me aktivitetet e qendrave të thirrjeve, të njohura si “Call Center”.

Bastisja e objekteve ka filluar rreth orës 11:00.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ende nuk ka ofruar informacione zyrtare për rastin. /Insajderi.org