Njësitet e Forcës së Sigurisë parakalojnë për nder të 20 vjetorit të çlirimit

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të parakalojnë për nder të 20 vjetorit të çlirimit. Atyre do t’ju drejtohet i pari i vendit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 11:00, u drejtohet ushtarëve në kazermën “Adem Jashari”, ku për nder të 20 vjetorit të çlirimit do të parakalojnë edhe njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Zyra e Presidentit.