Njihuni me ambasadorin e parë kosovar me prejardhje turke

Të hënën fillon misionin e tij zyrtar në cilësi të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Banglladesh, Guner Ureya.

I angazhuar për shumë vite si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Guner Ureya tashmë do të jetë pjesëtari i parë i komunitetit turk në Kosovë që emërohet Ambasador i Republikës së Kosovës në një shtet të huaj.

Ambasadori Guner Ureya, së bashku me diplomatin Arif Kaçadoli, do të themelojnë misionin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin e Banglladeshit, Dhaka, në cilësi të Ambasadorit të parë të Republikës së Kosovës në këtë shtet.

Guner Ureya është i lindur në Prizren dhe është baba i dy fëmijëve.