Njihuni me femrat e para shqiptare paqeruajtëse të OKB-së

Viola Hoxha dhe Valentina Korbi janë dy femrat e para shqiptare të cilat shërbejnë si paqeruajtëse në misionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Njëra kimiste dhe tjetra juriste, të dyja ushtare me përvojë në Ushtrinë e Shqipërisë, janë bërë ushtaret e para shqiptare që marrin pjesë në një mision paqeruajtës.

Hoxha dhe Korbi janë pjesë e Misionit Paqeruajtës të OKB-së në Sudanin Jugor.