Njihuni me njeriun më të pasur në botë

Mbrëmja e së premtes ka shënuar ndryshime në listën e njerëzve më të pasur në botë.

Siç raporton gazeta amerikane Bllomberg, pas mbylles së berzave amerikane në mbrëmjes e së premtes ka shënuar ndryshimin në kreun e listës së personit më të pasur në botë.

Jeff Bezos, CEO i AMAZON, i cili për dy vite ishte në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë, ka rënë në pozitën e dytë. Pasuria aktuale e Bezos vlerësohet të jetë 109 miliardë dollarë.

 

Në krye të listës së personave më të pasur në botë është rikthyer themeluesi i MICROSOFT, Bill Gates. Vlera e pasurisë së Bill Gates llogaritet të jetë 110 miliardë dollarë.

 

Francezi Bernard Arnault aktualisht vlerësohet të jetë personi i tretë më i pasur në botë. Pasuria e Arnault vlerësohet të jetë 103 miliardë dollarë.

Image result for bernard arnault

 

Personi i katërtë më i pasur në botë është përsëri një amerikan. Warren Buffett vlerësohet të ketë pasuri prej 86.6 miliardë dollarësh.

 

Themeluesi i FACEBOOK, Mark Zuckerberg është personi i pestë më i pasur në botë. Pasuria e Zuckerberg vlerësohet të jetë 74.5 milliardë dollarë.

 

Spanjolli Amancio Ortega zë vendin e gjashtë në listën e personave më të pasur në botë. Pasuria e Ortega vlerësohet të jetë 67.6 miliardë dollarë.

Image result for Amancio Ortega