Njoftim i rëndësishëm për ata të cilët nuk i kanë regjistruar veturat shkaku i pandemisë

Ministria ka një njoftim të rëndësishëm për ata që nuk i kanë regjistruar mjetet shkaku i pandemisë

Pronarët e mjeteve të cilët nuk i kanë vazhduar regjistrimet e mjeteve apo nuk i kanë regjistruar mjetet e tyre për shkak të situatës së krijur nga pandemia, do të duhet ta bëjnë këtë deri më datën 17 gusht të këtij viti.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPB’ja ka bërë me dije se vetëm deri me këtë datë vlen polica e sigurimit dhe certifikata mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, pavarësisht afatit kohor.

“Pas kësaj date, detyrohen ta dorëzojnë policen e re të sigurimit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë (5) ditë nga data e lëshimit dhe certifikatën e re mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se tridhjetë (30) ditë nga data e lëshimit. Për zbatimin e këtij afati do të kujdeset Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

MPB’ja njofton sse të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të behën në secilën Qendër për Regjistrimin e Mjeteve të rajonit përkatës, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit.