Njoftim me rëndësi nga TRUSTi për 10%

Fondi i Kurimeve Pensionale i Kosovës, ka njoftuar se për t’u bërë i mundur propozimi për tërheqjen e dhjetë përqind të kurimeve pesnionale duhet ndryshuar ligji.

“Kontribuues të nderuar, një njoftim sqarues i Ministrisë së Financave lidhur me kompensimin e 10%-shit ka qarkulluar tashmë nëpër media dhe ka bërë që të krijohet përshtypja e qytetarëve sikur tashmë lejohet tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti. Informacioni i dhënë në atë sqarim nuk është i plotë”, thuhet në njoftim.

“Jua konfirmojmë se për t’u bërë i mundur propozim-plani i Qeverisë për 10%-shin duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale në Kosovë. Ky ligj, siç dihet, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës, dhe deri tek ai ndryshim ka procedura për t’u kryer”.

Njoftimi i plotë:

SQARIM

Kontribuues të nderuar, një njoftim sqarues i Ministrisë së Financave lidhur me kompensimin e 10%-shit ka qarkulluar tashmë nëpër media dhe ka bërë që të krijohet përshtypja e qytetarëve sikur tashmë lejohet tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti. Informacioni i dhënë në atë sqarim nuk është i plotë.

Jua konfirmojmë se për t’u bërë i mundur propozim-plani i Qeverisë për 10%-shin duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale në Kosovë. Ky ligj, siç dihet, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës, dhe deri tek ai ndryshim ka procedura për t’u kryer.

Andaj, lutemi që të prisni njoftimin tonë për hapat e mëtutjeshëm.

PRA, JUA PËRSËRISIM, 10%-SHI ENDE NUK MUND TË TËRHIQET SEPSE NUK KA NDRYSHUAR LIGJI!

 

Tags: ,