Njoftim për ndërprerjet e ujit në Dragash

K.R.U.“Hidroregjioni Jugor“ SH.A PRIZREN përmes një njoftimi për media njofton konsumatorët se për shkak të problemeve të paraqitura në rrjetin e ujësjellesit, nga mbrëmë ka ndërprerje të furnizimit me ujë, në njësine punuese në Dragash.

Shërbimi operativ është duke u angazhuar maksimalisht për të identifikuar dhe eliminuar problemin në një afat sa më shkurtë që të mund te rikthehet furnizimi i rregullt me ujë, thuhet në njoftimin e “Hidroregjioni Jugor”.