Nuk dihet nëse Kurti dhe Mustafa do të takohen sot

Ndonëse ishte paralajmëruar një takim i mundshëm në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, por kjo akoma nuk dihet.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme ishte paralajmëruar se sot mund të zhvillohet një takim në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, një gjë e tillë ende nuk dihet nëse do të ndodhë apo jo gjatë ditës së sotme.

Arlind Manxhuka, zyrtar për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë shkurt për lajmi.net, se akoma nuk ka asgjë të konfirmuar rreth takimit të mundshëm në mes të Kurtit dhe Mustafës.

“Ende s’kam diçka të konfirmuar”, ka thënë shkurt Manxhuka.

Theksojmë se në takimet e deritanishme që kanë mbajtur Kurti dhe Mustafa, është posti i presidentit për të cilët të dy krerët nuk po merren vesh dhe në këtë mënyrë edhe është pamundësuar deri më tani arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje. /Lajmi.net/