“Nuk e kemi zbulu ende pajisjen që e shkrin borën”, pushtetin nuk e bren ndërgjegja për numrin e të lënduarve në aksidente

Rrugët e Kosovës, që nga dita e hënë kanë qënë të rrezikshme për tu kaluar shkaku i rënies së temperaturave dhe reshjeve të borës. Pavarësisht se vetëm për tre ditë kanë ndodhur 135 aksidente me dëme materiale ku 54 persona kanë mbetur të lënduar, pushtetarëve që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve iu del kohë të tallen me popullin.

Zv/ministri Hysen Durmishi thotë se nuk e kanë zbuluar ende pajisjen që e ndalon borën të bije në tokë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është kujdesur që të tallet me situatën e krijuar në rrugët e Kosovës pas reshjeve të borës.

Pavarësisht personave që janë lënduar Durmishin duket se nuk e bren fare ndërgjegjja për aksidentet për shkak të mos efikasistetit në mirëmbajtjen e rrugëve.

Ai në një paraqitje televizive tha se duhet të  presim që bora të bie në tokë për ta pastruar, pasi nuk e kanë zbuluar një pajisje që e ndalon borën ende pa rënë.

“Këto janë bërë klishe, kjo cështja se na ka zënë në befasi bora në dimër. Më kanë ardhë shumë fotografi nga vendet tjera, edhe në Gjermani kanë qenë rrugët më keq sesa te ne. E di se jetojmë në kohën e një zhvillimi të hovshëm teknologjik, mirëpo në këtu në Kosovë nuk kemi arritur ende ta zbulojmë atë pajisje që e shkrin borën ende pa rënë në tokë. Duhet të presim me ra bora në tokë për me mund me e heq pastaj borën”, tha Durmishi.

Ai madje thoshte se kanë arritur të hapin të gjitha rrugët për qarkullim, por statistikat e policisë tregojnë se vetëm gjatë tri ditëve të fundit, prej kur ka nisur bora të bije në vend kanë ndodhur një numër i lartë i aksidenteve.

Polcia përmes raportit ka bërë të ditur se të hënën janë regjsitruar 56 aksidente me dëmë materiale dhe 26 aksidente me të lënduar, shkruan Insajderi.

Ndërsa të martën janë raportuar po ashtu një numër i lartë i aksidenteve ku janë raportuar 41 aksidente me dëmë materiale dhe 10 aksidente me të lënduar.

Po ashtu policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të mërkurën kanë ndodhur 38 aksidente me dëmë materiale dhe 18 aksidente më të lënduar.

Gjatë këtyre tre diteve nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.