Nuk miratohet rezoluta për të pagjeturit

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme nuk ka miratuar rezolutën për të pagjeturit.

Propozim-rezoluta nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”, ka marrë vetëm 31 vota për.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci bëri të ditur se kjo pikë do të hidhet në votim në një seancë tjetër

Kujtojmë se javën e kaluar seanca ku u diskutua për të pagjeturit u përcjell me tensione të larta dhe përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së.

Si rrjedhojë seanca ishte ndërprerë. /Telegrafi/