Nuk paguajmë kot vetëm për homologim!

Qytetarët e Republikës së Kosovës, krahas pagesës për homologim në momentin e importimit të veturës, për çdo kontrollë teknike të bërë, kompanisë së njejtë që ka monopolin për homologim, i paguajnë edhe taksën prej 5 eurosh.

No photo description available.

Një konstatim të tillë e ka bërë sot aktivisti i shoqërisë civile, Albert Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale

“Pervec pageses per homologim qe e keni bere ne fillim kur e keni importuar automjetin, nga 5€ paguani per EuroLAB edhe sa here te beni kontrollin teknik”, ka shkruar Krasniqi.