Numër i madh i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në SHBA dhe Brazil

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë regjistruar dje 110 mijë e 679 raste të reja të koronavirusit dhe 3 mijë e 389 vdekje të tjera të lidhura me sëmundjen.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur në 26 milionë e 431 mijë e 799 dhe ai i viktimave në 446 mijë e 744, që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani, të paktën 52 milionë e 657 mijë e 675 doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 32 milionë e 780 mijë e 860 janë administruar, shkruan A2.

Ndërkohë në Brazil janë regjistruar 1 mijë e 240 vdekje nga Covid-19 dhe 56 mijë e 240 infeksione në 24 orët e fundit, sipas mediave lokale.

Që nga fillimi i pandemisë, viktimat janë rritur në 226 mijë e 383 dhe infeksionet në 9 milionë e 286 mijë e 256, kurse numri i personave të vaksinuar ka arritur në 2 milionë e 496 mijë e 159.