Numër rekord i pacientëve me COVID-19 në Infektive, dy në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më datë 20.06.2020, janë të hospitalizuar 82 pacientë.

Në raportin ditor, kjo klinikë ka bërë të ditur se të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 72 pacientë.

Sipas njoftimit, gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv,  2 prej tyre janë në gjendje kritike.

“Siç është njoftuar edhe njoftimin paraprak, sot në Repartin e Mjekimit Intensiv ka ndërruar jetë pacienti A. G. 80 vjeçar nga Prishtina, i cili përpos infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, vijon njoftimi.

Klinika ka njoftuar se është në në pritje të rezultateve për 8 raste si dhe nga klinika lirohen 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për Covid 19.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1,998 raste me coronavirus, 980 janë shëruar dhe kanë vdekur 35 persona.