Numërohen mbi 95% e votave në Shqipëri, ndryshon rezulltati

Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama, është afër për ta udhëhequr Shqipërinë edhe për katër vitet e ardhëshme.

Deri më tani sipas të dhënave nga KQZ-ja në Shqipëri, përcjell LAJME365, janë numëruar mbi 95%  e votave, dhe PS-ja është bindëshëm para PD-së dhe LSI-së.

Në nivel vendi, PS aktualisht ka 74 mandate, ndërsa PD ka 59 mandate, LSI ka 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Deri më tani janë numëruar 4966 kuti nga 5199 në total (mbi 95%) në të gjithë Shqipërinë (deri në orën 15:00) dhe fituese në shumicën e qarqeve rezulton Partia Socialiste./lajme365.com