Numri i mjekëve të infektuar në Spitalin e Pejës

Përveç qytetarëve, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se me koronavirus  janë infektuar edhe gjashtë mjekë.

“.Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 9 lindje, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore./Insajderi.