Numri i rasteve me Covid-19 në Kinë !

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 22 raste të reja të koronavirusit në kontinent për 22 korrik, nga 14 raste një ditë më parë, tha të enjten komisioni shëndetësor, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Nga infeksionet e reja, 18 ishin në rajonin perëndimor të Xinjiang dhe një ishte nga krahina verilindore Liaoning, sipas një deklarate të Komisionit Kombëtar të Shëndetit. Tri të tjerat ishin të importuara.

Kina raportoi 31 pacientë të rinj asimptomatikë, nga 22 në ditë një ditë më pare, transmeton lajmi.net.

Që nga e mërkura, Kina kontinentale kishte 83.729 raste të konfirmuara të koronavirusit, tha autoriteti shëndetësor. Numri i vdekjeve COVID-19 mbeti në 4634. /Lajmi/