Numri i të vrarëve në protestat antiqeveritare në Irak shkon në 120 (Video)

Shifrat mbi numrin e të vrarëve nga protestat antiqeveritare në kryeqytetin irakian, Bagdad, po arrijnë në shifra alarmante.

Mediat lokale raportojnë se numri i të vrarëve nga të shtënat e forcave të sigurisë ndaj protestuesve në Bagdad ka arritur në 120.

Iraku është përfshirë sërish në një situatë kaotike. Këtë herë shkak për kaosin e krijuar janë protestat antiqeveritare të cilat po mbahet në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Që nga fillimi i protestave ditën e martë, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj nivelit të ulët të shërbimeve qeveritare dhe korrupsionit.

Protestat janë sfida e parë e madhe për Abdul-Mahdi-n, i cili e formoi qeverinë e tij një vit më parë.

Qeveria ka fajësuar për dhunën ato që i quajti “grupe nxitësish të rebelimit” dhe tha se policia punoi për të garantuar sigurinë e protestuesve paqësorë.

Parlamenti i irakian ka urdhëruar kryerjen e një hetim për dhunën e ushtruar në protesta.