Nxënësit e disa shkollave nga Gjermania vizituan komunën e Istogut

Nënkryetari  i komunës së Istogut, Agim Ademaj me bashkëpunëtorë, ka pritur të martën në takim, Leonore Diterman nga shoqata AWO në Gjermani, si dhe grupin e nxënësve të disa shkollave gjermane. Nënkryetari , Ademaj , ka falënderuar  nxënësit për vizitën që po i bëjnë komunës së Istogut si dhe i informoj rreth funksionimit të komunës. Poashtu nënkryetari ,Ademaj,  ka falënderuar shoqatën AWO për bashkëpunim dhe për vazhdimin e projektit duke e cilësuar këtë projekt si të dobishëm dhe i cili ka krijuar impakt pozitiv të komuniteti dhe tek nxënësit e shkollës. Ky projekt do të ndihmoj në shkëmbimin e përvojave në mes të nxënësve nga komuna e Istogut dhe shteti gjerman, u shpreh nder të tjera nënkryetari Agim Ademaj.Ndërkaq ,Leonore Diterman nga shoqata AWO, ka falënderuar për pritjen që ju bë si dhe ka vlerësuar lartë interesimin e komunës së Istogut për projektin si dhe për bashkëpunimin që ju është ofruar.