Objekti i QKMF-së në Gjilan, do të jetë zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, Selami Xhemaili, në konferencën për media, ka thënë se ndërtimi i objektit të QKMF-së ka marrë mbështetjen shtesë nga Ministria dhe Komuna që brenda këtij viti të përfundoj ky projekt, duke shënuar gjithashtu edhe një kujdes të vazhdueshëm në shëndetësinë primare.  “Nënshkrimi i aneks marrëveshjes në mes të kryetarit të Komunës dhe ministrit të Shëndetësisë, ka bërë të mundur vazhdimin e punimeve deri në përfundim të këtij projekti, i cili llogaritet se është zgjidhje për 50 vitet ardhshme për shëndetësinë primare. Gjithashtu, në sektorin e shëndetësisë këtë vit kemi bërë hapjen e shërbimeve të laboratorit në lagjen, Arbëria. Në këtë periudhë falë angazhimit të kryetarit Haziri sektori primar i shëndetësisë dhe ai regjional, kanë pranuar donacion mbi 50 mijë euro në sanitari dhe kujdes për pacientët”, ka thënë drejtori Xhemaili.