O’Connell i bashkohet kritikës së Kosnettit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i është bashkuar kritikës së homologut të tij amerikan, Philip Kosnett. Diplomati britanik vlerëson se dështimi i Kosovës për të luftuar krimin po i dëmton të gjithë, pos kriminelëve dhe miqve të tyre.

Postimi i tij në FB:

Bërja e gabimit të njëjtë një herë apo dy herë mund të jetë për shkak të paaftësisë ose papërvojës. Trajnimi do të ndihmonte në zgjidhjen e kësaj. Por Kosova ka pasur vite të trajnimit. Në vend të kësaj, duke e bërë të njëjtin “gabim” vazhdimisht duket si një strategji e qëllimshme për të lejuar që kriminelët të ecin të lirë. Dështimi i Kosovës për të luftuar krimin po na dëmton të gjithëve; natyrisht, pos kriminelëve dhe miqve të tyre“.