O’Connell përkrah Kosovën

Ish-ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell nuk e ka harruar Kosovën. Ai ishte i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Angli. O’Connell u pa i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ish-ambasadori ka lavdëruar paraqitjen e përfaqësues së Kosovës në kampanjën kualifikuese për Euro 2020.

Për Indeksonline, O’Conell ka lavdëruar përfaqësuesen e Kosovës për paraqitje shumë të mira, ndërsa lojtari i preferuar i tij sonte ishte Mergim Vojvoda. Për Kombëtaren Angleze ai u shpreh se nuk ishte shumë më e mirë por më konkrete. O’Connell në stadium e shoqëroi i biri i tij, teksa kishte të veshur fanellën e kombëtares kosovare./Lajme365/