Oda e Hotelierisë dhe Turizmit reagonë ashpër për paralajmërimin e masave të reja

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar për paralajmërimin e masave të reja mbrojtëse ndaj COVID-19.

Kjo Odë ka bërë thirrje që mos të kufizohen bizneset më sepse sipas tyre, asnjë masë e palogjikshme nuk do të respektohet nga ta.

“Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës edhe njëherë i’u bën thirrje juve kushdo që jeni duke i planifikuar këto masa: Mos i kufizoni bizneset më, mos bëni eksperimente përndryshe asnjë masë e palogjikshme nga ana juaj nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet!”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.