OEK-u dhe OKB-ja me marrëveshje mirëkuptimi, synohet zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Zyra e Koordinatores për Zhvillim të OKB-së (UNDCO) kanë nënshkrua Marrëveshje Mirëkuptimi, raporton Ekonomia Online.

Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi tha se qëllimi i këtij Memorandumi është të sigurojë një kuadër bashkëpunimi të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin ndërmjet të dyja palëve.

Bashkëpunimi synohet përmes programeve për zbatimin e nismave të rrisin aftësitë për punësim të fuqisë punëtore në Kosovë, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, rrisin produktivitetin e bizneseve të gjelbra dhe kontribuojnë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm brenda Agjendës 2030.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi është që UNDCO të mbështes rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse në Kosovë, mbështetjen e ndërmarrësisë së grave në nivel lokal dhe promovimin e iniciativave të gjelbra lidhur me  Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që dalin nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 25 janar 2018.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/vi