Olluri: Ndoshta është plan i Kurtit dështimi i zgjedhjes së Osmanit presidente

Gazetari Parim Olluri ka komentuar në T7, seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai thotë se kryeministri Albin Kurti mund të dështojë me dëshirë zgjedhjen e Osmanit presidente.

“Më e rrezikshmja është se ndoshta plani i Albin Kurtit është që ta dështojë sa më shpejt kandidimin e Vjosës dhe me shku sa më shpejt në zgjedhje”, tha Olluri.

“Logjika e Konjufcës: “A po doni tash apo pas 10 minutash është papjekuri institucionale”, theksoi Olluri.