Opozita protesta në të gjitha njësitë vendore

Opozita sot do të zhvillojë protesta paqësore në të gjitha njësitë vendore.

Ora News raporton se në Tiranë protestat do përqendrohen përpara KZAZ-ve në orare të ndryshme.

Ndërsa në Korçë opozita do të protestojë paqësisht para bashkisë në orën 09:00.

Ndërkohë procesi i votimit nisur zyrtarisht në të gjitha qendrat në Republikën e Shqipërisë.

Nga raportimet e gazetarëve në të gjitha bashkitë situata paraqitet e qetë dhe qendrat e votimit janë hapur pa problem.

/OraNews, link: http://www.oranews.tv/article/opozita-protesta-ne-te-gjitha-njesite-vendore/