Orë dore 11 mijë euro, kjo është pasuria e Meliza Haradinaj-Stublla

Meliza Haradinaj Stublla është dorëhequr nga të gjitha pozitat politike dhe vendim-marrëse që mbante pas skandalit ku dyshohet se i burri i saj i bleu 600 vota për 6 mijë euro. Por, cila ishte pasuria e saj?

Haradinaj Stublla në Agjencinë Kundër Korrupsionit në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme ka deklaruar se nuk ka asgjë në emër të saj.

Te “Pasuria e Luajtshme”, ajo ka vetëm një “Orë dore” që vlen 11 mijë euro, dhe të cilën e mori si dhuratë nga bashkëshorti.

Në pronësinë e bashkëshortit ka një banesë që kushton 600 mijë euro, ose aq sa do të vlenin 60 mijë vota, shkruan Periskopi.

Por, duket se bashkëshorti i saj është mjaft i fiksuar për shifrat që fillojnë me 6. Del se ai ka në pronësi edhe një veturë Audi A8 që vlen 60 mijë euro.

Pra, 600 mijë euro banesa. 60 mijë euro vetura. 6 mijë euro dyshohet se u blenë 600 vota. E kështu me radhë.

Në këtë video ekskluzive të siguruar nga Gazeta Online Insajderi, zbulohet se si afaristi Dardan Stublla, ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.