Ore e re policore për Malishevën

Kufizime të reja në lëvizje janë vendosur për komunën e Malishevës.

Këtë e ka konfirmuar Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Për Malishevë është marr vendim i ri nga ora 14:00 deri në ora 6:00 për kufizim të lëvizjes, pra vendimet që kanë vlejtë janë zgjatë në kohë”, ka thënë Hoti.

Deri më tani, kufizimi në qarkullim ka qenë nga ora 17:00 pasdite deri në ora 6:00 në mëngjes.

Ndërkohë, vendime të reja për kufizim të qarkullimit janë marr edhe në komunat veriore të vendit./Kallxo.com/.

Ora e re Policore në Veri të Kosovës – Por me vendim të cilës Qeveri?