Orgjia seksuale që solli humbjen e partisë së Orban në zgjedhje

Një orgji seksuale e përmasave të padëgjuara më parë, i ka kushtuar partisë të autokratit hungarez Viktor Orban humbjen e para në zgjedhjet lokale që prej vitin 2010 kur ai është rikthyer në pushtet. Fajtori quhet Zsolt Borkai, ish kryebashkiak i Györ një qytet i pasur industrial ne perëndim të Hungarisë. Të gjithë mekanizmat e pushtetit të partisë Fidesz po e konsiderojnë fajtor politikanin 54 vjeçar, ish fituesin e medaljes së artë si gjimnast në lojrat olimpike të vitit 1988 në Seul.

Résultat de recherche d'images pour "Zsolt Borkai"

Ky personazh i njohur që ka mbajtur për disa kohë edhe postin e presidentit të Komitetit Olimpik Hungarez u zu mat në një skandal të cilit pak politianë mund tia hedhin paq. Në 4 tetor, dhjetë ditë para zgjedhjeve lokale disa video të kryebashkiakut që zgjidhej pa ndërprerje në qytetin e tij që prej vitit 2006 u hodhën nga një postues anonim në platformën Pornhub. “Aty shikohej Zsolt Borkai që merrte pjesë në një orgji, në një jaht në brigjet e detit kroat. Në aksion, pa filtra ky baba i respektuar familjeje shfaqej ne dekorin e alkoolit dhe kokainës” tregon gazeta Le Monde ne shkrimin që ka pershtatur Lapsi.al.

Për një parti ultrakonservatore si Fidesz të Viktor Orban, që ka në qendër të programit të saj mbrojtjen e identitetit kristian të Hungarisë këto filmime ishin shokuese. Përpos aspektit moral, posuesi i tyre, që vetëquhej si avokat i djallit, pretendonte se shpenzimet marramendëse rridhnin nga para korruptive. Në imazh dukej gjithashtu edhe një avokat kontrovers që ishte akuzuar nga shtypi investigativ si njeriu që i ka shtiur terrene të qytetit Györ, prodhuesit të automobilëve Audi që ka transferuar aty fabrikat e tij.

Résultat de recherche d'images pour "Zsolt Borkai"

Seks korruspision dhe drogë. Një trekëndësh fatal për të shkatërruar një fushatë elektorale.

Kjo i ndodhi edhe partisë së Orbanit. “Në fillim ajo u mundua ta fshehë skandalin përmes kontrollit që ushtron në media. Asnjë nga televizionet e mëdha nuk i transmetuan pamjet dhe vazhduan avazin e vjetër të sulmeve ndaj opozitës. Kryebashkiaku botoi një foto të familjes në Facebook me diçiturën që e kuptonin vetëm ata që ishin njohur me ngjarjen: “Ne po e durojmë goditjen, në të mirë dhe në të keq” shkruan gazeta Le Monde ne shkrimin që ka pershtatur Lapsi.al.

Résultat de recherche d'images pour "Zsolt Borkai"

Résultat de recherche d'images pour "Zsolt Borkai"

Pastaj, Zsolt Borkai, nuk doli më nga zyra për të bërë fushatë. Pas disa ditësh ai botoi një video ku mohonte të kishte përdorur para publike dhe ku i kërkonte falje familjes. Por edhe brenda partisë u shtuan zërat që e konsideronin këtë ndjesë të pamjaftueshme. Papritmas në portalin e gazetës qeveritare Magyar Nemzet u botua një opinion që kërkonte dorëheqjen e kryebashkiakut. Kjo

Kjo u interpretua si një shenjë që Viktor Orban e lëshoi të mbrojturin prej tij, Zsolt Borkai. Por nuk kaloi shumë dhe shkrimi u fshi nga faqja. Ndjekësit e politikës hungareze pohojnë se asnjëherë nuk kanë para kaq shumë konfuzion në aparatin e propogandës së partisë në pushtet.

Megjithatë zgjedhjet erdhën dhe ato sollën për herë të parë humbjen e partisë së Orban në shtatë qytete të mëdha përfshirë edhe Budapestin. Në kundërshtim me ta, Zsolt Borkai fitoi kundër rivales së opozitës, duke marrë 42% të votave.

Résultat de recherche d'images pour "Zsolt Borkai orban"

Kryeministri Orban që kishte prmtuar se do të fliste për rastin e tij pas sfidës elektorale, e kaloi atë në heshtje duke i lënë në dorë partisë FIDE-z ta përjashtojë atë në radhët e saj. Zyrtarët më të lartë të Fidez kanë vendosur përjashtimin e tij nga kjo forcë politike dhe po i vënë fajin imazhit që ai la nga pas për humbjen më të thellë që kanë pasur ndonjë herë në zgjedhje.

Vetë kampioni olimpik i gjimnastikës do të qëndrojë ende për një mandat tjetër si bashkiak po pa qenë më pjesë e konservatorëve që qeverisin Hungarinë.

Burimi Le Monde/ Përshtati Lapsi.al