OSBE po monitoron zgjedhjet në Serbi, sa % e qytetarëve Serb votuan deri në orën 14:00 ?

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Procesi i votimit është lejuar që të zhvillohet edhe në Kosovë për qytetarët serb.

Deri në orën 14:00 sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), e cila po i monitoron këto zgjedhje në Kosovë kanë votuar 32 mijë e 61 votues.

Shprehur në përqindje kanë votuar 33.63 përqind e qytetarëve serb.

Kështu deklaroi zëdhënësi i OSBE-së Jeff Bieley.