OSHP-ja “stagnon” projektin e ri “Bedri Pejani” në Pejë

Për ndërtimin e objektit të ri të gjimnazit “Bedri Pejani”, që ishte pjesë e premtimeve të kryetarit aktual të Komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri, ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për realizimin e tij.

Ky stagnim ka ndodhur pasi që në muajin shtator ishte shpallur tenderi në vlerë prej 2 milionë e 269 mijë eurosh, por pas përzgjedhjes së operatorit fitues në muajin nëntor, Organi Shqyrtues i Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka kthyer tenderin në rivlerësim pas ankesave, me pretendimet se autoriteti kontraktues ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik.

Drejtuesit e gjimnazit shpresojnë që objekti i ri të jetë i gatshëm në shtator të vitit të ardhshëm.