Osmani ka dhënë dorëheqje nga funksionet në “Listën Vjosa”

Para betimit si Presidente e vendit, Vjosa Osmani ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa “Vjosa”, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i saj, Artan Murati, i cili ka thënë se ajo ka dorëzuar edhe mandatin e deputetes së Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu, mbrëmë, para dhënies së betimit si Presidente, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa ‘Lista Vjosa’. Njëkohësisht, ajo ka dorëzuar edhe mandatin e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, para dhënies së betimit si Presidente e vendit, pas përfundimit të votimit”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/