Osmani kritika për Kryeministrin Hoti, Flet si Rusia e Serbia

Kritika të ashpra ndaj qeverisë ka bërë Vjosa Osmani. Ajo thotë se qeveria me heqjen e reciprocitetit Kosova ka hequr dorë nga sovraniteti i saj.

Vjosa Osmani ka vazhduar me kritika për Qeverinë Hoti. Në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës ajo ka thënë se vetë kryeministri i vendit po e trajton Kosovës sikurse armiqtë tonë, njofton Insajderi.

“Çfarë thonë për ne armiqtë tanë. Armiqtë tanë Serbia e Rusia na quajnë konflikt të ngrirë. Kush na quajti sot konflikt i ngrirë? Kryeministri i Kosovës na quajti konflikt i ngrirë”.

Osmani përpos që e ka krahasuar Qeverinë Hoti për qasje të saj sikurse të Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës, ajo ka folur edhe për gabimin e heqjes së reciprocitetit.

Sipas saj “heqja e reciprocitetit nuk është kusht për dialog, por është kusht i cili i bën Kosovën palë të barabartë me Serbinë. E konfirmon shtetësinë e Kosovës, dhe heqja e kësaj mase është edhe heqja dorë nga sovraniteti i vendit”.