Osmani takohet me ambasadorin britanik, e njofton për ecurinë e bisedimeve me VV-në

Sot, nënkryetarja E LDK-së Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Sam Paice, zyrtar i lartë politik.

Nënkryetarja  Osmani e njoftoi z. Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës, dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Njëkohësisht zonja Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programet përkrahëse në Kosovë dhe kërkoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të ardhmen.

Ambasadori z. Abbott  shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës, thuhet në njoftimin e LDK-së.