Pacienti sulmon mjekun në Vushtrri

Mbrëmë rreth orës 22:40 në stacionin policor në Vushtrri është raportuar për një rast sulmi ndaj një mjeku.

Njësitë policore bëjnë të ditur se kanë dalë në vend të ngjarjes dhe dy të dyshuarit, një 60 vjeçar dhe një 29 vjeçar, i kanë shoqëruar në stacionin policor, ku si provë materiale është konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për kanosje ndaj mjekut kujdestar.

E gjithë kjo ndodhi pasi të dyshuarit në fjalë kanë shprehur pakënaqësi ndaj tretmanit mjekësor që u është bërë njërit prej tyre.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rasteve, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet .