Pacolli dënon ashpër arrestimin e shtetasit kosovar

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, dënon ashpër arrestimin e shtetasit kosovar, Mark Gjonaj.

Ministri Pacolli arrestimin e Gjonajt i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë, e cilëson si akt dhe përpjekje për të penguar lirinë e lëvizjes.

“Unë e dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij”.

Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë pengimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj.

“Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës që udhetojnë në Serbi nga aparati i sigurisë së Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ’90 në Beograd sot”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.