Pacolli i reagon Lavrovit, thotë se fati i Kosovës është në NATO

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, i ka reaguar homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili sot tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke provuar ta fusin Kosovën në NATO.

Pacolli përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosovën s’mund ta ndalojë askush drejt këtij qëllimi strategjik.

“Për homologun tim rus, Lavrov: Kosova do të bëhet anëtare e NATO’s me mbështetjen e SHBA’së dhe Evropës. Ky është fati ynë, është zgjedhja jonë e lirë. Askush, aq më pak Rusia, nuk mund të na pengojë nga ky qëllim strategjik që mbron rajonin tonë”, ka thënë Pacolli.