Pacolli: Shqipëria sot ka përgjegjësi rajonale

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha sot se në Shqipëri duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti shoqëror e shtetëror.

Ai vlerësoi se Shqipëria sot ka përgjegjësi rajonale.

Postimi i plotë i Pacollit:

Sot është e rëndësishme që në Shqipëri të ruhet Paqeja dhe Stabiliteti shoqërorë e shtetërorë. Prediktibiliteti i procesit duhet të jetë imperativ i të gjithëve: institucione, parti politike, shoqëri civile, qytetarë. Parashikueshmëria dhe stabilitieti politik e institucional i Shqipërisë reflektojnë pa dyshim të lartëpërmendurat në Rajon. Shqipëria sot mbanë përgjegjësi rajonale!