Pacolli: Vendet tona në Kuvend e kanë shqetësuar Vuçiqin

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar kalimin e pragut prej 5% të Koalicionit NISMA-AKR-PD.

“Ri-numerimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës” ka deklaruar Behgjet Pacolli.

Pacolli e ka quajtur si përpjekje për të manipuluar me vullnetin e popullit procesin nëpër të cilin po kalon periudha pas-zgjedhore në Kosovë duke u zotuar se do të përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit. Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë sonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti”, ka shkruan Pacolli, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ai më tej i ka dërguar mesazh Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të cilin ka deklaruar të ketë qenë i shqetësuar me fytjen në Kuvendin e Kosovës të koalicionit ku bën pjesë edhe AKR.

“Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij”, ka shtuar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.