“Pajtohen” Thaçi e Rama, takohen në Tiranë, ja çka biseduan

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marr pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, e cila është organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.

Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë. HTH