Pallaska: Ministria e Shëndetësisë duhet të sfidohet në Gjykatë Kushtetuese nga Avokati i Popullit

Analisti Dastid Pallaska, ka reaguar pas masave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. duke thënë se Avokati i Popullit duhet të marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

AI përmes një postimi në Facebook,  e ka quajtur vendim kundër-kushtetues masat e marra nga  Ministria e Shëndetësisë dhe ajo duhet të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, ka shkruar Pallaska, trasmeton Lajme365.

Postimi i plotë:

Avokati i Popullit duhet të marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kushtetuese të qytetarëve, që po shkelen me vendimet qeveritare për masat kufizuese ndaj COVID-19 për shkak të konfliktit personal të Kryeministrit në ikje me Presidentin.

Vendimi kundër-kushtetues i Ministrisë së Shëndetësisë duhet të sfidohet në Gjykatë Kushtetuese nga Avokati i Popullit.

Ndryshe, vendi rrezikon të futet në një spirale vetë-shkatërruese që tejkalon edhe rrezikun nga pandemia