Palmer: Richard Grenell nuk përfaqëson Qeverinë amerikane, është qytetar i thjeshtë

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin është pyetur edhe për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi.

Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar i thjeshtë amerikan.

Lexo Edhe:
Kosova ende pa vaksina, Haxhiu akuzon Kurtin e Hotin për dështim në menaxhimin e COVID-19
“Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai.

I pyetur nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar privat.

“Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë ”, tha mes tjerash Palmer ne Dukagjini.